
Vora do të mbyllë këtë vit në tranfertë, teksa do të udhëtojn në Pogradec për t’u përballur me skuadrën e Pogradecit. Një duel shumë i rëndësishëm për ekipin e Arian Bellait, i cili do të luajë “all-in” për fitoren në mënyrë që të mbajnë kreun e klasifikimit në Kategorinë e Parë.
Për këtë sfidë që do të luhet ditën e nesërme në orën 13:30, klubi ka vendosur të surprizojë tifozët. Drejtuesit kanë vënë në dispozicion të tifozëve autobuzë falas, ku nisja bëhet në orën 9:30. Gjithashtu klubi bën thirrje që të jenë sa më të shumtë në mbështetje të skuadrës për të arritur te fitorja.
“DREJTË POGRADECIT...
Futboll Klub Vora ju njofton se në ndeshjen e së dielës ndaj Pogradecit do të vihen në dispozicion autobuzë falas për tifozët, nisja tek Kastrati në orën 09:30.
Ftojmë të gjithë tifozët e Vorës që ti japim përkrahje djemve tanë, bashkë më të fortë.
Forca Vora”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram