
Besa
Pasi mbylli avneturën me skuadrën e Besës, mbrojtësi qendror Jurgen Goxha pritet të vazhdojë karrierën me ekipin e Lushnjës, këta të fundit militojnë në Kategorinë e Parë.
Madje shkohet më tej se palët kanë arritur akordin dhe 32-vjeçari do të jetë i gatshëm në urdhërat e trajnerit Erion Xhafa. Më herët, Goxha ka veshur fanellën e klubeve shqiptare si Tirana, Egnatia, Bylis, Besëlidhja, Sukthi, Shën Kolli, Erzeni dhe Besa.
Nëse i referohemi arritjes më të rëndësishme në planin ekipor, Jurgen “mburret” me triumfin në Kupën e Shqipërisë përgjatë edicionit 2022-2023.
Poll