Trajneri i Besës, Mirel Josa ka folur pas përfundimit të takimit Besa-Pogradeci. Kavajasit nuk shkuan dot më shumë se 1 pikë në Rrogozhinë në një barazim 0-0 kundër ‘liqenorëve’. Për këtë lënie pikësh ka folur dhe tekniku i mirënjohur i futbollit shqiptar.
“Përshëndetje. Unë mendoj që skuadra duhet të ishte pak më e shpejtë pjesën e parë, duhet të kalonim më shpesh linjat e mbrojtjes.
Të kalonim më shpesh mesfushën dhe të ishim më shumë agresiv. Duhet të kishim superioritetin numerik. Duhet të kishim shfrytëzuar më mirë gjerësinë e fushës. Kërkuam të çanim më tepër kundërshtarin. Kështu që thamë të shkojmë me një ngjeshje të madhe në zonë.
Jo problemi nuk është pse zëvendësova unë Spahiun apo Mazrekajn. Nuk po bëhej ajo punë që i kisha kërkuar, ndaj i ndërrova. Më pak se 20 minuta kishin ngelur nga takimi, nuk është se kishte shumë minuta. Ndërrimet duhej të ishin futur ndryshe.”, u shpreh Mirel Josa.