Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Duele “kokë më kokë” për të lënë “Play-Out”, në javën e 31-të spikat sfida Bylis – Flamurtari (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Duele “kokë më kokë” për të lënë
Kategoria e Pare

Kategoria e Parë zhvilloi ditën e sotme 5 nga 6 sfidat e javës së 30-të të saj. Dueli mes Korabit dhe Luzit u shty për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe kjo përballje është vendosur të luhet ditën e mërkurë në orën 15:00.

Por pavarësisht kështu është mësuar edhe axhenda e javës së 31-të të Kategorisë së Parë, e cila do të luhet e ndarë në dy ditë.

Kështu të shtunën Burreli do të rpesë në shtëpi Lushnjen. Një sfidë direkte mes tyre për t’iu larguar zonës “Play-Out”. Korabi do të luajë në transfertë ndaj Besës së Kavajës.

Luzi – Apolonia dhe Tomori- kastrioti janë dy takimet e tjera që do të zhvillohen po ditën e shtunë. Të gjitha këto sfida do të startojnë në orën 15:00.

Ndërkohë ditën e hënë do të luhen dy sfidat e mbetura të javës së 31-të. Bylisi do të presë në orën 15:00 ekipin e Flamurtarit. Një duel shumë i rëndësishëm për të dyja skadrat që kërkojnnë 3 pikët. Ndërsa ndeshja e fundit është Elbasani – Vora që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 18:00.

Duele “kokë më kokë” për të lënë
Java e 31 e Kategorise se Pare

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga