Kukësi do të përballet të enjten kundër Butrintit, në ndeshjen e vlefshme të "play-out"-it për një vend në Kategorinë e Parë. Sfida e cila do të luhet në stadiumin "Arena Egnatia" do të zhvillohet në orën 15:00.
Një takim me vlerë "jetike" për verilindorët, të cilët përmes një postimi në faqen zyrtare, rikujtojnë rrugëtimin e tyre të gjatë dhe me plot sakrifica, ndërsa i bëjnë thirrje tifozëve që të jenë prezentë të shumtë në Rrogozhinë për të mbështetur ekipin.
POSTIMI:
"Ka ardhur momenti i fundit i këtij sezoni. Një rrugëtim i gjatë dhe plot sakrifica mbyllet me ndeshjen më vendimtare. Tani është koha të jemi të gjithë bashkë, si gjithmonë.
Kukësi ka nevojë për zërin tuaj, për energjinë tuaj dhe për mbështetjen tuaj në çdo minutë. Ejani në stadium dhe bëhuni pjesë e kësaj beteje finale, sepse bashkë jemi më të fortë.
Nesër, në “Arena Egnatia”, Kukësi përballet me Butrintin në finalen e Play Out. Ju mirepresim!"
View this post on Instagram
