Kategoria e Parë rikthehet të luajë ndeshjet e saj, teksa ditën e sotme do të zhvillohen sfidat e javës së 9-të të kampionatit. Të gjitha takimet do të luhen ditën e sotme në të njëjtën orë, 14:00.
Kjo javë është e mbushur me duele mes ekipeve pretendente. Kastrioti i vendit të 4 do të presë në shtëpi Flamurtarin kryesues, ndërsa Besa e Mirel Josës pret Vorën që bashkëkryeson me Flamurtarin.
Interesante është edhe përballja mes Lushnjes dhe Kukësit, me ekipet që kanë kuotë të njëjtë pikësh në klasifikim, ndërsa nuk mbetet pas as përballja mes Korabi dhe Apolonisë, me skuadrat që ndodhen në zonën e ftohtë.
Kjo javë duket se favorizon Burrelin, me matjanët që presin Erzenin e vendit të fundit që ende në këtë sezon nuk e njeh fitoren, teksa dueli i fundit është mes Pogradecit dhe Valbonës.