Në Kategorinë e Parë këtë javë do të kemi një përballje pretendentësh. Vora do të presë në shtëpi Besën e Kavajës dhe një takim i cili premton të jetë spektakël.
Ditën e dielë në stadiumin e Vorës do të bëhen llogaritë për 3 pikët e javës së 8-të. Vora vjen si bashkëkryesuese me Flamurtarin, ndërsa Besa ndodhet në vendin e 3-të. Kavajasit kanë 1 pikë më pak se kundërshtari i tyre dhe dueli i së dielës do të jetë “kokë më kokë” për kreun e renditjes.
Barazimi me Erzenin i “kushtoi” shumë Besës së Mirel Josës, pasi në këtë mënyrë humbi edhe vendin e parë në klasifikim. tashmë kavajasit kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat dhe këtë do të tentojnë ta bëjnë ndaj rivalëve direkt për titullin e Kategorisë së Parë.
Nga krahu tjetër Vora prej 5 ndeshjesh nuk e njeh as humbjes as barazimin dhe në shtëpi nuk dëshirojnë hapa fals, gjë e cila mund t’iu kushtojë shumë. Arian Bellai do të zbresë në fushë skuadrën “all-in” për të mbajtur ecurinë pozitive për të mos lejuar Flamurtarit të shkëputet, nëse vlonjatët do të triumfojnë ndaj Kastriotit.