
Vora
Vora do të luajë këtë të shtunë përballë Kukësit sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, nis në orën 14:00.
Ndërkohë që në këtë moment rëndësishëm për ekipin, Vora e vendit të parë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët.
Klubi njofton se hyrja në stadium në ndeshjen kundër Kukësit, do të jetë falas, duke u bërë thirrje tifozëve që të jenë të shumtë në numër në këtë rrugëtim drejt ngjitjes në Superiore.
“Drejt Superiores! Ejani për të mbështetur djemtë tanë, bashkë jemi më të fortë”, shkruan klubi i Vorës në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Poll