Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Dopieta ndaj Devollit bindi drejtuesit, Skënderbeu transferon një “gjahtar” goli  

Shkruar nga NEWSPORT
Dopieta ndaj Devollit bindi drejtuesit, Skënderbeu transferon një
Elias Aarflot

Skënderbeu ka arritur të bëjë një lëvizje shumë të rëndësishme në këtë merkato. Mësohet se korçrët kanë transferuar një sulmues, ndonëse mungon edhe zyrtarizimi.

Bëhet fjalë për Elias Aarflot, i cili vjen nga Norvegjia dhe është 22-vjeç. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij te Tromsdalen, me të cilët luajti vetë në një ndeshje, ku arriti të shënonte 2 gola.

Siç dihet lojtari prej disa ditësh është stërvitur me korçarët dhe duket se tashmë drejtuesit janë bindur për aftësitë e tij. Saktësisht paraqitja bindëse e tij në miqësoren ndaj Devolli, ka bërë që të bëhet pjesë e “Ujqërve të Dëborës”, pasi shënoi edhe dopietë në atë sfidë.

Poll

Lexo gjithashtu