
Eron Brajshori
Burreli nuk ka vonuar dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Florenc Farrukut. Klubi matjan ditën e sotme ka zyrtarizuar një 21-vjeçar që luan në repartin e sulmit.
Kështu nën urdhrat e Ditmar Bicaj është vënë Eron Brajshori. Ky i fundit vjen nga ekipi i Llapit.
Sulmuesi premton shumë dhe pritet të kthehet në një lider te skuadra e Burrelit. Brajshori është kështu afrimi i parë për Bicajn, teksa lojtarë të tjerë priten në zyrtarizohen nga klubi.
Poll