
Ruzgis
Manfredas Ruzgis është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të Kategorisë së Parë. Në 22 paraqitje këtë sezon me Vorën, bomberi lituanez ka arritur të realizojë 18 gola.
Kjo gjë ka rënë dhe në syrin e kombëtares së Lituanisë, pasi 28-vjeçari ka marrë ftesë nga kombëtarja e tij për ndeshjet kualifikuese të botërorit. Këtë e ka konfirmuar dhe vetë klubi kryesues i Kategorisë së Parë.
Kombëtarja e Lituanisë do të përballet më 21 mars ndaj Polonisë në transfertë, ndërsa më 24 mars do të presë Finlandën në shtëpi.
View this post on Instagram
Poll