
Besa e Kavajës
Nuk do të jetë më “Roza Haxhiu” stadiumi ku Besa do të luajë ndeshjet si pritëse. Kavajasit kanë ndryshuar sërish destinacion dhe tashmë rikthehet te një nga stadiumet që e njohim mjaft mirë.
Stadiumi i Luzit të vogël do të jetë “shtëpia” e Besës për këtë sezon. Kështu kavajasit do të presin në këtë impiant të gjithë rivalët e tyre në ndeshjet si pritëse.
Siç dihet në këtë stadium janë bërë disa rikontruksione dhe janë përmirësuar kushte. Kjo u ka dhënë mundësinë drejtuesve ta zgjedhin si shtëpinë e tyre për këtë sezon, pasi ofron kushtet optimale për të zhvilluar ndeshjet e kësaj kategorie.
Poll