Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

5 humbje rresht në kampionat, Kukësi drejt “greminës”

Shkruar nga NEWSPORT
5 humbje rresht në kampionat, Kukësi drejt “greminës”
Kukesi

Kukësi nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat, ku prej 5 javësh nuk e njeh “shijen” e fitores. Rezultatet këto që “mbajnë” verilindorët në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Skuadra nuk po arrin të kthehet në “shinat” e duhura dhe me rezultatet e para në javët e fundit duken drejt “greminës”. Humbjet ndaj rivalëve direktë për mbijetesë nuk japin shumë shpresat në ekip, ku kanë vetëm 7 pikë më shumë se Valbona e vendit të 11-të.

Tashmë as kalendari nuk i favorizon kuksianët, të cilët të dielën do të luajnë ndaj një prej pretendetëve për titullin kampion. Do të presin në shtëpi Flamurtarin dhe shkalla e vështirësisë për t’u rikthyer te fitorja është shumë e madhe.

Për Kukësin tashmë çdo ndeshje kthehet në një “finale”, pasi çdo pikë e lënë në këtë fazë do të dhembë shumëfish. Të gjithë në Kukës shpresojnë dhe dëshirojnë që skuadra të ketë fat nga “play-Out” për të qëndruar mes më të mirëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga