
Nesër kalendari i Kategorinë e Parë ka parashikuar të zhvillohen ndeshjet e kampionatit për javën e 27-të. Një nnga përballjet e ditës së nesërme do të jetë Vora – Apolonia në orën 14:00.
Për kryesuesit e Vorës kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme në shtëpin e e tyre. Për këtë takim klubi ka vendosur të hapë dyert e stadiumit. Hyrja e tifozëve do të jetë falas dhe kjo do t’u japë mundësinë të jenë të shumtë në numër.
“Hyrja është falas. Ejani për të mbështetur djemtë tanë, bashkë jemi më të fortë”, shkruhet në postimin e klubit të Kategorisë së Parë.
Paraqitja e skuadrës së Arian Bellait në këtë sezon ka qënë mbreslënëse. Aktualisht kryesojnë me 66 pikë pas 26 javësh kampionat, teksa kanë 4 pikë më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.
View this post on Instagram