Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

KATEGORIA SUPERIORE U-19/ 17 gola të shënuar në 3 ndeshje, njihuni me rezultatet e ditës së sotme

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA SUPERIORE U-19/ 17 gola të shënuar në 3 ndeshje,

Kategoria Superiore për moshat deri në 19 vjeç ka luajtur sot tre ndeshjet e fundit të javës së shtatë. Ndeshjet e luajtura në orën 12:00 prodhuan një lumë golash me vendasit që dolën fitues. Në Shkodër, Vllaznia mposhti 3-1 Teutën por tre pikët e mbajnë sërish në vendin e pestë.

Partizani barazoi 1-1 ndaj Skënderbeut dhe shkon në kuotën e 7 pikëve por të kuqtë kanë një ndeshje më pak. Goleadë e frikshme në ndeshjen mes Apolonisë dhe Akademisë së Futbollit në aneksin e stadiumit Loni Papuçiu. Fierakët fituan me rezultatin 10-1 duke rregjistruar rezultatin më të thellë deri tani. Megjithëse kanë vetëm pesë ndeshje të luajtura, Apolonia ndodhet në vendin e tretë me 13 pikë.

Rezultatet:

Vllaznia 3-1 Teuta

Golashënuesit: Matija 45’, Dodaj 74’, 81’/ Demircani 87’

Apolonia 10-1 Akademia e Futbollit

Golashënuesit: Kaçanolli 4’, 36’, 60’, Borova 25’, Zoga 27’, Trifoni 41’, 89’, Topi 55’, Maksuti 63’, 80’, Lutaj 82’ p

Partizani 1-1 Skënderbeu

Golashënues: Vidrica 55’/ Gora 90’

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga