
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri do ndryshojë format nga sezoni që nis në shtator. Nuk do të ketë më dy grupe (veri, jug) me nga 10 skuadra, por një I vetëm me 18 skuadra. Kështu për edicionin 2020-2021 Kategoria e Parë do jetë më e zjarrtë, duke u rikthyer te formati I disa viteve më parë.
Konkurenca pritet të jetë e madhe, pasi do të përballen skuadra si Flamurtari, Besa, Pogradeci, Dinamo, Besëlidhja, Tomori, Lushnja, Luftëtari, Vora etj. Plani I FSHF-së është që sezonin pasardhës Kategoria e Parë të reduktohet në 16 skuadra, duke e bërë garën më të fortë për të dyja ekstremet.
Skuadrat që do garojnë ën Kategorinë e Parë gjatë sezonit 2020-2021:
Dinamo, Egnatia, Erzeni, Elbasani, Korabi, Besëlidhja, Besa, Burreli, Lushnja, Luftëtari, Flamurtari, Oriku, Pogradeci, Partizani B, Tomori, Veleçiku, Vora, Turbina