KATEGORIA E PARË/ Bylisi thellon diferencën, 4 skuadra në “luftë” për vendin e dytë. Zhgënjen sërish Kastrioti (RENDITJA)
Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë ka mbyllur javën e 13-të, ku rezultate surprizë janë marrë nga ekipet. Bylisi nuk ka ndërmend të ndalet. Ballshiotët kanë marrë një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit dhe thellojnë diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Elbasani.
Skuadra e Nevil Dedes ka 6 pikë më pak, teksa u ndal në barazim nga Vora. Me 1 pikë më pak ndjek Apolonia, me fierakët që barazuan gjithashtu ndaj Korabit. Flamurtari pas humbjes me Bylisin mbetet në vendin e 4-të me 24 pikë, më 1 më pak ndjek Vora. Ndërkohë Korabi është i shkëputur me 7 pikë në vendin e 6-të.
Lushnja fitoi ndaj Besës së Kavajës dhe shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e 7-të, pas saj vejn Kastrioti me 12 pikë. Krutanët zhgënjejnë sërish në kampionat dhe iu largohen akoma më shumë zonës së “Play-Off”.
Në zonën “Play-Out” ndodhet Burreli me 11 pikë, me nga 10 pikë janë Besa dhe Tomori, ndërsa mbyll klasifikimin Luzi me 8 pikë.