Kategoria e Dytë zhvilloi ditën e sotme 3 ndeshjet e mbetura të javës së 13-të të saj. 3 sfidat e Grupit B në servirën vetëm 3 gola.
Supersfida e kësaj jave mes Elbasanit dhe Pogradecit do të mbyllej në barazim 1-1 në “Elbasan Arena”. Pas këtij barazimi skuadrat vazhdojnë të ndajën vendet e para në klasifikim. Kujtojmë se në këtë takim nuk mungoi as dhuna, ku pasi gjyqtari akordoi penallti për vendasit, dy lojtarë të miqve kanë sulmuar arbitrin, me këtë të fundit që i nxori me të kuq. Pas 8 minutash ndërprerje loja rifilloi.
As mes Memaliajt dhe Shkumbinit nuk do të kishte fitues. Skuadrat nuk kanë mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës duke u ndalur kështu në 0-0 mes tyre.
Fitoren e vetme ditën e sotme e mori Butrinti, teksa mposhti në shtëpi 1-0 skuadrën e Labërisë.
SFIDAT dhe rezultatet:
ELBASANI – POGRADECI 1-1
MEMALIAJ – SHKUMBINI 0-0
BUTRINTI- LABËRIA 1-0