Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Katari merr “flakë”, Gjermania, Spanja dhe Belgjika kanë shansin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Katari merr “flakë”, Gjermania, Spanja dhe Belgjika kanë

Sikurse ditën e tjera edhe sotmja ka rezervuar 4 sfida mjaft të luftuara ku detyrim për skuadrat janë vetëm 3 pikët. Në fushë do të zbtresinskuadrat “big” si Gjermania, Belgjika, Spanja dhe Kroacia.

Në orën 16:00 do të luhen sfidat e grupit F, ku Kanadaja do të duelojë me Marokun, me këtë të fundit që ka grumbulluar 4 pikë. Në të njëjtën orë edhe Belgjika do të sfidojë Kroacinë. Një takim i “luftuar” që vendos shumë mbi skuadrën që do të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Në orën 20:00 e gjithë vëmendja e tifozëve do të përqendrohet te ekipet e Gjermanisë dhe Spanjës, të cilat kanë edhe shansin e fundit për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Katar 2022. Luis Enrique kanë detyrim 3 pikët ndaj Japonisë, me këtë të fundit që kanë mposhtur Gjermaninë. Nga krahu tjetër djemtë e Flick kanë vetëm 1 pikë dhe do të sfidojnë Kosta Rikën, ku gjermanët shpresojnë te firoja e Spanës ndaj Japonisë për të siguruar një biletë për fazën me eliminim direkt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga