
Krutanët nuk mundën që të ktheheshin në Superiore, edhe pse ata garuan deri në javën e fundit për të arritur këtë gjë. Në “luftën” me Korabin ata nuk mundën që të fitonin, kështu që iu duhet edhe një vit punë për të synuar sërish elitën e futbollit shqiptar.
Megjithatë, puna ende nuk ka nisur, ndërsa nuk ka pasur as staf teknik që të grumbullojë lojtarët. Por, presidenca krutane ka nisur dje nga puna. Ata kanë konfirmuar Elvis Plorin edhe për sezonin e ardhshëm. Shkodrani do të jetë për të dytin vit radhazi në krye të pankinës së Kastriotit, ndërsa do të ketë sërish një detyrë me rëndësi, kthimin e skuadrës në elitë.