
Xhevahir Kapllani ka folur pas barazimit 1-1 kundër Kastriotit. Trajneri i Erzenit deklaroi për mikrofonin e Oversport:
“Pas ndeshjes me Vllazninë s’kishim shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen. Megjithatë për të marrë fitoren, punuam shumë. E nisëm mirë lojën. Me një moment, në një goditje standarte pësuam gol. E disata herë. Menduam që i kishim zgjidhur këto gabime, por e bëmë sërish. E kemi mbajtur ekipin e Kastriotit te zona e vet. Patëm mundësi. Në pjesën e dytë u futëm sërish për të shënuar. Luajtëm për ta fituar ndeshjen. Kastrioti është një ekip i vështirë.
Skema? Kadriun e shoh në të gjitha pozicionet e fazës ofensive. Nuk ka shumë rëndësi moduli, se sa interpretimi i individëve të veçantë. Kadriu ishte pak i lodhur. Ndoshta edhe ora, e papërshtatshme për ritmin e një ndeshje si kjo e sotmja.
Sistemi? Ne e nisëm lojën 3-4-1-2. Po i njëjti modul është përdorur në gjitha ndeshjet e fundit. Është i rëndësishëm interpretimi. Pakujdesia dhe jo forma mirë mendore bëri që të mos shënonim gol tjetër.
Detyrat? Deri diku i zbatoi. Jam pak i mërzitur për mënyrën sesi e pësojmë golin nga goditjet standarte. Ne jemi ekip me shtatlartësi mbi mesatare. Kemi punuar shumë në stërvitje, por e pësojmë siç ndodhi. Ekipi pati personalitet dhe shkuam fare pranë zonës kundërshtare. Disa individë nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike. Edhe orari e them sërish që nuk ishte i përshtatshëm.
Përgatitjet? Për mua gjitha skuadrat janë njësoj. Si në krye, ashtu edhe në fund. Kastrioti është një nga skuadrat që vë çdo kundërshtar në vështirësi. Ne kemi dominuar lojën, përveç dy tre momenteve që mund të na ndëshkonte Kastrioti. Menduam që të luanim poshtë me Kadriun duke parë shtatlartësinë e mbrojtësve kundërshtarë. Ai nuk ishte në ditën më të mirë sot. Dha një asist të mrekullueshëm ndaj Nonatos”, tha ai.