Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kapitull i ri për DINAMON, ndryshon logo e 18-herë kampionëve të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Kapitull i ri për DINAMON, ndryshon logo e 18-herë kampionëve


Klubi i Dinamos ka ndryshuar logon për sezonin e ri. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, kryeqytetasit ka prezantuar stemën e re duke dhënë edhe shpjegimin përkatës.

Konturi i saj përkon me hartën e qytetit të Tiranës, ndërsa shkronja "D" është shfaqur e lakuar sipas trajektores.

"Dinamo nis një faqe të re në historinë e saj.

Klubi prezanton sot logon e re e cila vjen me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historik që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.

Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja "D", shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit.

Nis kështu rrugëtimi ynë për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme Dinamovite!", shkruhet në kanalin zyrtar të klubit dinamovit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga