Klubi dibran i Korabit siguroi ngjitjen në superiore për sezonin futbollistik 2016-2017. Por mungesa e një strukturimi të mirëfilltë në klub, ka bërë që shumë gjëra të mbeten pezull për skuadrën veriore. Ka një mosmarrëveshje ndërmjet administratorëve të klubit dhe bashkisë përsa i përket administrimit të klubit. Si pasojë ngërceve financiare erdhi dhe largimi i parë i dibranëve, golashënuesi i tyre më i mirë, Sidrit Guri. Federata Shqiptare e Futbollit i ka vënë kushtet që i duhen për sezonin që vjen, pasi stadium aktual nuk i plotëson kushtet për t'u luajtur ndeshjet e kategorisë Superiore. Me shumë gjasa pritet që ndeshjet në shtëpinë e tij, Korabi t'i luajë në një fushë tjetër. Entuziazmi në skuadër është i madh, pas ngjitjes së tyre në kategorinë superiore. Por gjithçka mbetet në kuadrin e entuziazmit pasi asgjë nuk është vënë në rrugën e duhur, përveç ngjitjes në superiore.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Kaos në Dibër, Korabi nuk ka drejtues
Poll