Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kanë zhgënjyer në javët e fundit në kampionat, Shpëtim DUROS i del emri te skuadra kryesuese

Shkruar nga NEWSPORT
Kanë zhgënjyer në javët e fundit në kampionat,

Shpëtim Duro është afër rikthimit në stol. Ish-trajneri i Egnatias së shpejti pritet të ulet në stolin e skuadrës së Strugës. Sipas “Supersport” ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën shqiptare në kampionatin maqedonas.

Rezultate e 3 javëve të fundit në kampionët kanë bërë që drejtuesit të mendojnë Duron si zëvendësuesin e Srgian Zaharieskit. Ky i fundit u largua pas 3 barazimeve radhaz në kampionat.

Duro ka  një karrierë të pasur në Shqipëri, teksa ka drejtuar ekipe si, Besa, Vllaznia, Partizani, Flamurtari, Kukësi, Laçi dhe së fundmi Egnatian. Ndërkohë në CV-në e tij ka shtuar edhe ekipe si Drita në Kosovë dhe Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Me Skënderbeun ka fituar 1 titull kampion dhe një Kupë Shqipërie.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga