Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kanë shkëlqyer këtë sezon, klubi turk kërkon 2 futbollistët e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Kanë shkëlqyer këtë sezon, klubi turk kërkon 2

Menemenspor në ligën e parë turke është vënë pas Erald Çinarit dhe Eneo Bitrit. Turqit edhe më herët kanë shfaqur interes për sulmuesin shkodran, që këtë sezon e sheh veten si protagonist pas rikthimit nga dënimi që FIFA kishte vendosur për të. Performancat e mira kanë bërë që Çinari të jetë sërish në optikën e tyre, teksa pëlqehet edhe mbrojtësi Bitri.

Beratasi ka luajtur shumicën e ndeshjeve titullar me Dajën në stol, duke pësuar një rritje të konsiderueshme në lojë. Qendërmbrojtësi, sipas mediave ka marrë një ofertë prej afërsisht 10 mijë euro pagë në muaj, gjë që mund ta tundojë për të bërë një hap jashtë vendit. Kujtojmë se vjet me Menemenspor u bashkua Selmani dhe Domgjoni nga Laçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga