Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kanë 4 ndeshje pa fituar në kampionat, Pep Guardiola: Nuk jemi skuadra më e mirë në botë, ne jemi në krizë

Shkruar nga NEWSPORT
Kanë 4 ndeshje pa fituar në kampionat, Pep Guardiola: Nuk jemi skuadra

Për herë të parë që nga sezoni debutues i Pep Guardiolës në “Etihad”, Manchester City ka katër ndeshje pa fitore në Premier League. Pas humbjes me Aston Villan në ndeshjen e fundit, bëri që tekniku spanjoll të pranonte që skuadra e tij është në krizë momentalisht.

Gjithashtu Guardiola i është përgjigjur homologut të tij, Rob Edwards. Ky i fundit që aktualisht është trajner i Luton Town, është shprehur se “Qytetarët” janë skuadra më e mirë në botë. Por spanjolli shprehet se ekipi i tij nuk e meriton këtë vlerësim për shkak të ecurisë së tyre pa fitore.

“Ne nuk jemi skuadra më e mirë në botë pasi nuk po marrim rezultate. Kur ju jeni duke fituar ndeshje, ju jeni ekipi më i mirë në botë. Kur nuk jeni duke fituar, dijeni se është një krizë. Mund të ekzagjerohet nga njëra anë, por ky është realiteti”, është shprehur Pep Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu