Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtyre eleminatoreve teksa do të përballet të martën kundër Ukrainës në Spanjë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho ka zbarkuar paraditen e sotme në kompleksin e Legias së Varshavës, aty ku ka kryer seancën e parë stërvitore të programuar.
Dje, kuqezinjtë tanë u eleminuan nga Polonia në një sfidë që dhuroi emocione të shumta, por edhe fati ishte kundër nesh. Në një video të postuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me momentet kur skuadra përgatitet, në sy bien të gjithë lojtarët, ndërsa kamera nuk ka mundur të fokusojë Pilon dhe Bajramin, dy lotjarët që humbën raste flagrante të vetëm me portierin kundërshtar.
Kujtojmë që ndeshja Ukrainë – Poloni është programuar të zhvillohet të martën, në orën 20:45 në Valencia të Spanjës.
View this post on Instagram
