
Lojtarët e Ballkanit kanë 3 muajt e fundit pa u paguar. Kështu transmeton “Dueli Sportiv” nga Kosova, për klubin që u shpall kampion i Superligës sezonin e fundit. Situata mund të jetë kritike, pasi dhe 80 mijë euro që u dhanë premio nga Komuna e Suharekës për shpalljen kampion, janë bllokuar nga Qeveria e Kosovës dhe nuk mund të përdoren.
Kujtojmë se Ballkani luajti dje takimin e parë të Champions League përballë Zalgiris. Djemtë e Ilir Dajës barazuan me rezultatin 1-1, duke qenë vetë ata që kaluan të parët në avantazh. Ndeshja e kthimit luhet në Lituani më 12 korrik ora 18:00, teksa nuk dihet akoma nëse lojtarët mund të ndërmarrin hapa të tjerë, që rrezikojnë deri në bojkotin e sfidave.
Poll