Takimi Tirana – Kinostudio ka mbyllur javën e nëntë të kampionatit U-16 të futbollit të vajzave. Një javë nga epilogu i këtij kampionati, gara vijon të jetë ende e hapur në të dyja grupet, ku skuadrat e renditura në vendin e parë dhe në vendin e dytë në secilin grup do të kalojnë në fazën play-off për këtë edicion.
Vllaznia nuk gaboi në sfidën kundër Teutës, duke triumfuar me rezultatin 6-0 në ndeshjen e zhvilluar në qytetin bregdetar. Kampionet në fuqi ishin dukshëm dominuese të sfidës, teksa tre pikët i japin vendin e parë në grupin A Vllaznisë për këtë sezon. Nuk gabuan as Elbasani dhe Tirana në të njëjtin grup, që vijojnë ende betejën se cila prej dy skuadrave do të kalojë në play-off për këtë edicion. Elbasani fitoi me shifrat e thella 12-1 kundër Egnatias në Rrogozhinë, ndërsa Tirana mposhti Kinostudion në derbin kryeqytetas me rezultatin 6-2.
Ndeshjet e javës së nëntë të kampionatit të vajzave, grupi A
KF Teuta – Vllaznia 0-6
KF Egnatia – AFF Elbasani 1-12
Tirana – Kinostudio 6-2
Renditja e ekipeve në grupin A:
Vllaznia 23 pikë
Tirana 19 pikë
AFF Elbasani 17 pikë
Kinostudio 8 pikë
KF Teuta 6 pikë
KF Egnatia 3 pikë
Në grupin B, Pogradeci i vendit të dytë ka lëshuar pikë në këtë javë të nëntë. Në sfidën kundër Lushnjes, pogradecaret nuk shkuan më shumë se barazimi i bardhë 0-0, duke lënë ende të hapur kampionatin, teksa në javën e 10-të do të përballen me Vlorën, që është gjithashtu pretendente për vendin e dytë dhe play-off-in e këti sezoni. Vlonjatet u mundën këtë javë nga Apolonia me rezultatin 3-0. Fieraket nuk kanë humbur asnjë sfidë gjatë këtij sezoni. Në takimin tjetër të grupit B, Skënderbeu fitoi me goleadë ndaj Bylisit. Korçaret triumfuan me rezultatin e thellë 8-0 në transfertën e Mallakastrës.
Ndeshjet e javës së nëntë të kampionatit të vajzave, grupi B
Vlora – Apolonia 0-3
Bylis – Skënderbeu 0-8
Lushnja – Pogradeci 0-0
Renditja e ekipeve në grupin B:
Apolonia 27 pikë
Pogradeci 19 pikë
FC Vlora 16 pikë
Lushnja 8 pikë
Skënderbeu 5 pikë
Bylis 0 pikë