
Kampionati Kombëtar i Volejbollit ka çelur siparin me sfidën e zhvilluar ditën e djeshme ku u ndeshën Skënderbeu dhe Tirana që u mbyll me fitoren e kryeqytetasve 2-3, e vlefshme për kategorinë meshkuj. Ndërkohë sot janë zhvilluar dhe 3 sfidat e tjera që shikojnë si fituese Partizanin, Studentin dhe Erzenin.
Partizani ka mundur Vllzninë me shfirat 3-1 me sete. Sfida mes Studentit dhe Elbasanit nuk kishte shumë histori pasi u dominua nga vendasit me rezultatin 3-0, por vec setit të dytë Elbasani ia vështirsoj situatën. Takimi i fundit ishte mes Teutës dhe Erzenit e mbyllur 0-3 në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.
Rezultatet e javës së parë (meshkuj):
Skënderbeu - Tirana 2-3
Partizani - Vllaznia 3-1
Studenti - Elbasani 3-0
Teuta - Erzeni 0-3