Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kampionatet po i drejtohen fundit, Kombëtarja rikthehet të luajë së shpejti

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionatet po i drejtohen fundit, Kombëtarja rikthehet të luajë

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i të gjitha kampionateve dhe shumica kanë marrë formë ku janë shpallur ekipet kampione. Ndërsa situata në “Abissnet Superiore” është krejtsisht ndryshe pasi janë dy ekipet e kryeqytetit që luftojnë për titullin.

Por pas përfundimit të kampionatit do rikthehet të luajë edhe Kombëtarja shqiptare me 17 qershor ndaj Moldavisë për kualifikueset e EURO 2024.

Kuqezinjtë u mposhtën nga Polonia me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë që u luajt në Varshavë. Tashmë ata duan të rikthehen te fitorja ndaj Moldavisë që luhet në “Air Albania”. Trajneri Sylvinho do të luaj këtë sfidë pa dy lojtarë të rëndësishëm. Armando Broja dhe Marash Kumbulla do të jenë mungesat e rëndesishme pasi të dy janë të dëmtuar. Broja pritet të rikthehet shumë shpejt në fushën e lojës ndërsa Kumbulla do të mungojë deri në janar.

Por nëse do flasim për të dy repartet ku mungojnë të dy futbollistët kombëtarja nuk po vuan aktualisht. Pasi Cikalleshi, Uzuni dhe Seferi po shënojnë rregullisht me ekipet e tyre respektive. Gjithashtu edhe Ernest Muçi po kalon një sezon fantasik me Legian por është ende në dilemë nëse do të thirret nga braziliani.

Nga ana tjetër Nedim Bajrami pritet të jetë një shtyllë e fortë për Kombëtaren pasi po bën mirë te Sassuolo. Emrat të tjerë që mund ti bashkohen ekipit të Sylvinhos janë edhe Jasir Asani me Anis Mehmetin të cilët po japin shpresë.

Një lajm i mirë për teknikun 49-vjeçar do të jetë edhe rikthimi i Keidi Bares në mesfushë për këtë takim. Përveç Bares Sylvinho do t’i rikthehen në mbrojte edhe Beraty Djimsiti bashkë me Ardian Ismajlin.

I vetmi problem që teknikun kuqezi e ka bërë me dhimbje koke është porta. Dy gardianët Berisha dhe Strakosha nuk kanë patur minuta me skuadrat e tyre respektive dhe pritet cila do të jetë zgjidhja e trajnerit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga