Është thënë e stërthënë që Rio 2016 mund të jetë olimpiada më interesante sa i përket historive nga më të ndryshmet dhe më interesantet të lidhura me sportistët pjesëmarrës.
E tillë është edhe historia e atletit afrikano-jugor Wayde Van Niekerk, i cili ditën e djeshme është shpallur kampion olimpik në garën e 400 metrave në Rio 2016 duke vendosur dhe rekord të ri botëror me kohën 43 sekonda e 3 të qindtat.
E veçanta e këtij sportisti është se ai ka trajnere një ish-atlete, tashmë 74-vjeçare, e quajtur Anna Botha. Botha në rininë e saj ka qënë atlete e garave 200 metra dhe kërcimit së gjati.
Poll