
Teuta u shpall kampione pas 27 vitesh pritje. Durrsakët fituan me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Apolonisë dhe me golavarazhin më të mirë e fituan zyrtarisht titullin kampion. Në fund të sfidës, për "Gol pas Goli", Emiliano Vila u shpreh:
"Kam dalë kampion me Dinamonë dhe Skënderbeun, por ky titull është më i veçantë pasi ky qytet kishte 27 vitje që priste për këtë trofe. Jam shumë i lumtur që kemi fituar këtë trofe pasi jam rritur në këtë klub. Jo vetëm para kësaj ndeshje, por edhe para sfidës me Partizanin shumë ish-lojtarë na kanë kërkuar shumë që ta çojmë deri në fund duke fituar trofeun.
Është një titull I luftuar deri në sekondat e fundit. Para një viti kam humbur babain tim dhe ai ka dashur që të fitoi një trofe me Teutën dhe ai më shikon nga lartë tani. Oreksi vjen duke ngrenë, por Teutës dhe Hasanbelliut i ka munguar ky trofe dhe presidentin jonë e meriton pasi është një nga më të vjetërit në Superligë".