
Një nga lojtarët që ka udhëhequr Korenë e Jugut drejt kalimit në fazën me eliminim direkt është edhe sulmuesi Cho Gue-Sung. 24-vjeçari në një kohë të shkuartër është kthyer në “idhullin” e tifozve femra, të cilatjanë “dashuruar” me lojtarin e kombëtares së tyre, i cili vetëm në shtator të këtij viti bëri debutimin.
Sipas medieve te huaja, dy golat ndaj Ganës dhe paraqitjet e mira ndaj Portugalisë e kanë kthyer atë në një “idhull” në vendlindjen e tij, ndërsa tashmë në rrjetet sociale njeh një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve të tij, pasi nga 20 mijë tsahmë ka shkuar në 1.6 milionë ndjekës.
Një objektiv i arritur pa shumë përpjekje, pasi në faqen e Cho ka vetëm gjashtë postime në total. I fundit u bë pas fitores ndaj Portugalisë, ndërkohë që publikimi tjetër kishte ndodhur në muajin korrik. Sulmuesi është surprizuar dhe deri tani ka marrë shumë propozime për martesë në vendlindje, ç’ka e kanë detyruar lojtarin të fikë telefonin dhe të përqendrohet 100% në Kupën e Botës, aty ku sfidën e radhës do ta ketë ndaj Brazilit ditën e nesërme në orën 20:00.