
Matthijs De Ligt u tranferua te gjermanët e Bayern Munchen në merkaton e fundit për shifrën e 70 milionë eurove që u derdhën në arkat e Juventusit. Holandezi i talentuar ka dhënë disa deklarata që nuk kanë lënë shije të mirë te bardhezinjtë me kapitenin Bonucci që ka reaguar duke e quajtur mosmirënjohës. De Ligt i pyetur në grumbullimin e kombëtares i rikthehet asaj periudhe.
“Mendoj se kam bërë një hap përpara përsa i përket kualitetit të ekipit. Juventus është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj dhe unë pata një kohë fantastike atje por Bayern ka ambicien për të fituar Champions League dhe te Juventus ndieja se kjo ambicie ishte më pak prezente.”- deklaroi De Ligt.
Poll