
Flamurtari ditën e sotme do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Butrintin e Sarandës. Takimi do të zhvillohet në orën 17:30. Ky takim do të luhet për ta mbajtur skuadrën të freskët, pasi kampionati është pushim nga kombëtaret.
Megjithatë, te vlonjatët mbetet e "ngrirë" çështja e sulmuesit Elton Kale, i cili ende nuk e ka zgjidhur ngërçin që ka me Kukësin, pasi tashmë gjithçka ka shkuar në FIFA. Vlonjatët i kanë vënë "ultimatum" lojtarit që ta zgjidh sa më parë këtë çështje, pasi nuk mund të presin shumë gjatë. Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo situatë, nëse në fund do të triumfojë Kukësi apo Kale.
Poll