
Nuno Mendes është talenti që premton shumë në futbollin portugez.
Mbrojtësi i krahut të majtë është vetëm 19-vjeçar, por tashmë gara për të është tepër e fortë. Mendes në pronësi të Sportingut të Lisbonës ka përfunduar në 'lupën' me Manchester City, me gazetën "Record" që shkruan se anglezët e kanë bërë tashmë ofertën e parë.
Të kaltërit kanë ofruar 25 milionë euro për talentin portugez, por Sportingu nuk dorëzohet dhe kërkon jo më pak se 50 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse kjo ishte një "JO" përfundimtare, apo kjo vetëm sa e ka nxehur Cityn, që është gati të bëj çmendurira në merkato për objektivat e tij.
Poll