Drejtori i Dinamos, Haris Fakic, ka folur për MCN para ndeshjes me Skënderbeun. Një sfidë e veçantë për të teksa në të shkuarën ka shkruar historinë si drejtor i korçarëve.
“Është specifike, sepse kam qenë pjesë e Skënderbeut për katër vite e gjysmë. Tani jam me Dinamon, ky është profesionalizmi dhe futbolli. Jemi të motivuar. Kishim nevojë për një barazim si ai në derbi. Ndeshja mund të përfitonte edhe me humbje ose fitore.
Një barazim me Tiranën është pozitiv. Jemi të vetëdijshëm. Jemi përgatitur maksimalisht sot për fitore, që ekipi e ka të nevojshme. Dinamo ka kualitet, pavarësisht rezultateve. Jemi gati për kthesën dhe shpresojmë të vijë nga sot me Skënderbeun”, shprehet Fakic.