Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Ka rëndësi të madhe për Chelsean”, Pochettino këshillon Brojën: Ki besim te vetja

Shkruar nga NEWSPORT
“Ka rëndësi të madhe për Chelsean”, Pochettino

Chelsea arriti të kualifikohej për në çerekfinale të FA Cup, teksa fitoi 4-0 ndaj Prestonit. Në këtë takim Armando Broja hapi serinë e golave, me sulmuesin shqiptarë që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të.

Pas këtij triumfi do të fliste Mauricio Pochettino. Argjentinasi do të shpehej i lumtur për kalimin në fazën tjetër, ndërsa ka dhe një këshillë për sulmuesin e kombëtares shqiptare.

“Fitore shumë e mirë. Isha disi i zhgënjyer nga pjesa e parë, sepse e nisëm shumë keq. U kërkova djemve të luanim me më shumë energji. Pjesa e dytë ishte ndryshe. Dominuam, krijuam shanse dhe e merituam fitoren.

Broja? Mendoj se do të ishte fantastike që t’i rritej vetëbesimi pas këtij goli. Armando duhet të buzëqeshë, duhet të jetë pozitiv dhe të ndryshojë gjuhën e trupit. Sigurisht që performanca pozitive dhe shënimi i golave do të sjellë përmirësimin e tij. Ka rëndësi të madhe për Chelsean dhe për vetë të që të ketë më shumë vetëbesim”, u shpreh Pochettino.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga