
Aron Ramsey nuk do të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Arsenalit. Uellsianit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe lojtari ka refuzuar kontratën e re. Shumë klube janë futur në garë për të siguruar shërbimet e tij pasi do të ishte një goditje me parametra 0. Një ndër skuadrat më të interesuara është Juventusi që duket se ka venë në krye të listës së merkatos pikërisht Ramsey.
Problemi i shumë klubeve mbetet paga e lartë që lojtari kërkon, por bardhezinjt janë të gatshëm të paguajnë deri në 10 milionë euro. Për mesfushorin e Arsenalit janë të interesuar edhe skuadra të tjera si PSG, Manchester City apo dhe Interi.
Poll