Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi kërkon rinovimin me RABIOT, nëna e francezit “tundohet” nga Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi kërkon rinovimin me RABIOT, nëna e francezit

Juventusi kërkon të rinovojë me Adrien Rabiot gjatë kësaj merkatoje. Ditën e djeshme nëna e francezit, Veronique Rabiot që është njëherësh edhe agjendjta e lojtarit është parë ditën e djeshme në ambientet e qendrës stërvitore të Juventusit.

Siç duket palët kanë nisur tashmë bisedimet për mundësinë e rinovimit mes tyre, teksa kontrata aktuale e Rabiot përfundon në qershor të 2023. 27-vjeçari e dëshiron qëndrimin te “Zonja e Vjetër” por kërkon një pagë prej 10 milionë euro, që e cila konsiderohet e lartë nga drejtuesit e bardhezinjve, të cilët kanë ofruar jo më pak se 7 milionë euro.

Në këto kushte ofertat nga skuadrat e Premier League nuk mungojnë, ku Manchester United dhe Arsenal janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga lojtari dhe në këtë mëyrë nënen e francezit e “tundon” idea e kalimit të djalit të saj në kampionatin anglez, ku do të fitone edhe më shumë të ardhura.

Gjithsesi bisedimet mes Veroniques dhe Juventusit sapo kanë nisur dhe mbetet të shihet se cila do të jetë fjala e fundit e Rabiot për të ardhmen e tij.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga