Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Juventusi duhet të tregojë të vërtetën", Conte flet për eleminimin nga Kupa dhe përplasjen me Angellin: Arbitri i 4-të dëgjoi gjithçka, e pësuam nga gabimet

Shkruar nga NEWSPORT
"Juventusi duhet të tregojë të vërtetën",

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit u eleminuan pasi kishin humbur ndeshjen e parë 1-2 në "San Siro". Në fund të ndeshjes kishte edhe ofendime mes presidentin të Juventusit, Agnelli dhe trajnerit të Interit, Conte. Në intërvistë për "Rai", Conte foli për këto ofendime si dhe për eleminimin nga Kupa.

"Ne duhet të kishim shënuar në rastet që krijuam, pamë dy skuadra që luftuan deri në fund. Ne paguam gabimet e ndeshjes së pare. Ne nuk patëm sukses, ky është gabim dhe ne duhet të mësojmë nga këto gabime".

Debati me Agnellin? "Juventusi duhet të thotë të vërtetën. Mendoj që arbitri i katërt dëgjoi dhe pa gjithçka gjatë gjithë ndeshjes. Duhet të jemi më të sjellshëm, sipas gjykimit tim. Të tregojmë më shumë sportivitet ndaj atyre që punojnë".

Sot ishte një ndeshje e vështirë, të mos harrojmë se po luanim kundër Juventusit dhe lojtarëve të shkëlqyeshëm. Lukaku nuk ishte në 100% , por gjithsesi dha më të mirën e tij. Ka raste kur ndoshta është në gjendje më të mirë dhe të shkëlqyeshëm dhe kur nuk është . Por për ne ai është një lojtar i rëndësishëm . Eriksen? " Për mua ai luajti një ndeshje të mirë".

Sensi? Ai duhet të kthehet në nivele të caktuara. Unë jam duke punuar me durim me të, duke e ndihmuar atë të rritet edhe në një nivel psikologjik. Ai vjen nga një dëmtim i gjatë, është një nga problemet për ne trajnerët", u shpreh Conte.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga