
"Zonja e Vjetër" ka siguruar biletën për në finale të Champions League, duke eliminuar në gjysmëfinale skuadrën që bëri surprizën në këtë sezon, Monacon, me rezultat 4-1 në dy ndeshje.
Ndeshjen e parë në Monaco, Juventusi e kishte fituar 2-0, ndërsa të kthimit me rezultat 2-1.
Të dy golat e fitores, skuadra e Massimiliano Allegrit i shënoi në pjesën e parë.
Mario Mandzukic në minutën e 33’ dhe Dani Alves në minutën e 44’, shënuan golat për Juventusin.
Në pjesën e dytë, u pa veç një gol, dhe ai u shënua nga miqtë francez.
Ishte talenti Mbappe që në minutën e 69’, arriti t’i jap fund rekordit pa pësuar gol portierit Gianluigi Buffon.
Kjo do të jetë një tjetër finale për Juventusin, që në vitin 2015 u mposht 3-:1 nga Barcelona.
Edhe në finalen e këtij viti, "Zonja e Vjetër" do të përballet me një skuadër spanjolle, e më shumë gjasë do të jetë Real Madrid.