
Merkatoja e Juventusit është pa shumë zhurmë, kjo pasi situata me përgjimet e prokurorisë ka lënë nën hije çdo gjë tjetër në kampin bardhezi. Mirëpo puna për përforcimin e ekipit vazhdon akoma dhe Zonja e Vjetër po punon për afrimin e lojtarëve cilësor që do të rrisin nivelin e skuadrës.
Reparti i mesfushës pritet të ndryshojë me disa lojtarë që janë me valixhë në duar. Bardhezinjtë janë vënë në gjurmët e kampionit të botës me Argjentinën, Alexis Mac Allister, i cili luan me Brighton në Premier League.
Mirëpo, një deklaratë e vetë lojtarit për Sky Sports ka mbyllur dyert për të gjithë të interesuarit: "Jam i fokusuar te Brighton, nuk po nxitoj të largohem. Jam shumë i lumtur këtu, e shijoj çdo ditë, jam gjithmonë i fokusuar te Brighton".