
Angel Di Maria do të jetë mungesa tjetër në përballjen me rivalet e Milan pas kartonit të kuq që mori ndaj Monza. Konfirmi vjen nga Gjykata Sportive në Itali këtë pasdite. Argjentinasi goditit me brryl lojtarin e Monza dhe u ndëshkua direkt me të kuq nga arbitri i sfidës Maresca. Sipas rregullave, një faull i këtij niveli rezulton në 2 ndeshje pezullim minimum.
Dy ndeshjet e rradhës për Zonjën e Vjetër janë përballë Bologna dhe Milan me argjentinasin që i jep një goditje të fortë Allegrit që duhet të bëjë edhe pa llogaritë e tij tashmë. Allegri është në një situatë delikate pas performancave negative dhe ndeshjet e ardhshme do të jenë decisive për fatin e teknikut italian.
Poll