Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventus, Chiesa: Kjo ishte për Viallin, me tetë fitore rradhazi kemi ngritur “stekën”

Shkruar nga NEWSPORT
Juventus, Chiesa: Kjo ishte për Viallin, me tetë fitore rradhazi kemi

Juventus arriti të mposhte Udinesen në shtëpi me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm e shënoi kapiteni Danilo me asistin e të rikthyerit Federico Chiesa, i cili pas ndeshjes ka dhënë ntervistën e tij për mediat.

"Kjo fitore i përket Gianluca Viallit. Ai ishte një person i madh, unë pata fatin ta takoja në jetën time dhe ai ishte një fat për ne në Europian. Ishte një lojtar më shumë, ka dalë në fushë me ne. Emocionet janë aq të shumta sa duhet të flasim me orë e orë të tëra për kampionin që ka qenë. Kjo fitore është për të”.

Vendimtar në golin e fitores

Fatkeqësisht kam qenë jashtë pushimit për 15 ditë gjatë kampit stërvitor, trajneri nuk donte të më rrezikonte në miqësoret. U ktheva pak më vonë se shokët e skuadrës por jam në dispozicion të trajnerit, Kur ai më lë të luaj unë përpiqem të jap më të mirën time.

Si ishte viti 2022?

Ishte një vit shumë i vështirë për mua. E kam lënë pas vetes, tani jam i përqendruar në fushë dhe duhet të punoj më shumë për t'u rikthyer në nivelet e mëparshme. Nuk e nisëm mirë, por tani ne kthehemi në rrugën e duhur.

Tetë fitore radhazi pa pësuar gol.

Po flas me ju vetëm për ndeshjet e fundit ku ne i kemi rregulluar goditjet. Por siç thotë trajneri, ne duhet të ngremë stekën dhe po e bëjmë këtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga