
Juventus nuk e ka nisur në formën më të mirë të mundëshme këtë sezon të Serie A. “Zonja e vjetër” ndodhet në vendin e 8-të me 19 pikë, pas 11 javësh kampionat. Bilancet e bardhezinjvë nuk janë si të një viti më parë, ku numërojnë 5 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.
Diferenca me kryesuesit napoletan që në europë vetëm Real Madrid ka bërë po aq mirë sa italianët, duke mos pësuar humbje në kampionat. Në kampin e Juves, optimizmi është i lartë dhe besojnë në përmbysjen e situatës. Arkadiusz Milik është shprehur me superlative mbi situatën aktuale.
Deklarata e Milik:
“Sezonin nuk u nis në mënyrën më të mirë të mundëshme, por pritshmëritë janë gjithmonë të larta tek Juventus. Ne punojmë shumë dhe në çdo takim ne luftojmë gjithmonë për fitore. Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur dhe çdo gjë mund të përmbyset. Shpresoj që të rikuperojmë pikët e humbura në fillim dhe të renditemi në krye”.