Juan Mata është shumë pranë largimit nga Manchester United. Pas ardhjes së Mourinhos në krye të "Djajve", e ardhmja e tij në skuadrën e angleze është e paqartë. Spanjolli me shumë gjasa pritet të transferohet te një ekip i ri, dhe i pari që duket në horizont është Interi.
Trajneri Mancini e pëlqen spanjollin dhe është gati të paguajë për ta pasur nën urdhrat e tij. Mata ka akoma një kontratë me Manchester United, dhe kjo e pengon mesfushorin të largohet. Shifra që kërkon United për shërbimet e spanjollit është plot 35 milionë euro.