
Është mbyllur në Selman Stërmasi ndeshja e kthimit të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës 2-0 Bylis. Bardheblutë kanë bërë autokritikë për rezultatin dhe zhurmën që u bë për ndeshjen e parë në Ballsh, duke prekur kështu finale e Kupës së Shqipërisë.
Për bardheblutë shënuan Muçi në minutën e 7 dhe Hoxhallari në të 25 minutë. Tirana shkon kështu në finale e Kupës së Shqipërisë, duke pritur e qetë ndeshjen e orës 20:45 mes Teutës dhe Kukësit (0-0) për të mësuar kundërshtarin. Ndeshja finale do të luhet në 2 gusht në "Air Albania Stadium".
Për Gol pas Goli trajneri I Tiranës Egbo tha pas ndeshjes:
"Me këtë ndeshjen e sotme kemi arritur të bindim se ndeshja e parë është lënë nga ne. Mendoj se me këtë ndeshje ju mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan. Shënuam dy gola në të parën dhe e denim që Bylis do sulmointe ndaj mbajtëm ekipin shkurt. Prisnim që të gabonin për të kundërsulmuar që të shënonim të tretin", tha fillimisht Egbo.
Ndryshimi mes dy ndeshjeve? Kemi qenë më të freskët sot. Shihni ndeshjen dhe lojtarët kundërshtarë. Ndeshja ka qenë e vështirë dhe vapa bën të vetën, shihni Ismajlgecin që ui dëmtua nga loja e fortë. Ne kemi tentuar ta shpjegojmë por nuk na merr parasysh njeri. Nuk e kuptoj pse thoni se ne do ia linim Ballshit.
Jeni I kënaqur me finalen? Nuk kam objektiva personal;ë, kam objektivin e klubit. Çdo sezon Tirana duhet të fitojë Kupën dhe kampionatin. Objektivi im personal është sesa mirë do ecë ekipi. Një arritje për gjithë klubin. Edhe në finale të japim 100 përqind për të marrë Kupën.
Ndeshje perfekte, lojtarët e së ardhmes? Kam thënë, lojtarët që kemi në këtë moment po dublojmë dhe menaxhojmë. Do mendojmë në fund të kampionatit sesi do e vendosim ekipin për sezonin që vjen. Në çdo ndeshje shohim se cili lojtar është gati për 90 minuta.
Rekordi për dy trofe? Nuk kam asnjë objektiv, nuk shoh statistika. E lë çdo gjë në dorën e Zotit. Ne japim maksimumin dhe presim atë që na jep Zoti. Nuk jam I mendimit se duhet të thyej statistikat.
E ardhmja dhe merkato? Nuk është gjëja që duhet ta flasim jashtë. Shumica e lojtarëve është edhe për sezonin tjetër. Lojtarët që nuk do rinovojnë ose largohen nuk do jetë pjesë, secili sheh punën e vet. Ata që na kanë sjellë deri këtu duhet të jenë në klub.