Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

JOSA në dilemë për formacionin kundër Partizanit, gati të kthehet mbrojtësi kroat

Shkruar nga NEWSPORT
JOSA në dilemë për formacionin kundër Partizanit, gati

Sot luhet në Shkodër ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit. Sfida e vlefshme për javën e 25-të në Superiore do të fillojë në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Tekniku i Vllaznisë, Mirel Josa u shfaq i qetë përpara takimit në konferencën për shtyp.

Megjithatë trajneri i kuqebluve ka disa dilema pëqr formacionin. Liridon Latifi megjithë problemet e shfaqura me klubin pritet të jetë pjesë e skuadrës por besohet se do ta nisë nga stoli. Nga ana tjetër është ritkhyer me grupin mbrojtësi kroat Marko Juric, i cili ka kaluar shqetësimet fizike. Me shumë mundësi ai do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Zogovic në portë është i padiskutueshëm, teksa në mbrojtje krah kapitenit Gurishta dhe Juric pritet të jenë Hakaj dhe Bulatovic. Në mesfushë krah Jonuzit dhe Boshnjakut të rikthyer do të jetë Alivoda. Në repartin e sulmit Malaj dhe Hoxha do të mbështesin Bekim Balaj, i cili do të kërkojë sot të shënoj golin e parë me kuqeblutë pas rikthimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga